Dy ditë përpara samitit të posacëm të së mërkurës, kryeministrat e landeve gjermane kane shtuar presionin mbi qeverinë federale për më shumë fonde. Ata duan para që të përballojnë sic thonë, koston e e mbështetjes së azilkërkuesve, por ministrja e Punëve të Brendshme Nancy Faeser i sheh kërkesat me sy kritik. Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein tha për "Redaktionsnetzëerk Deutschland" se nevojitet një shtim i financimeve nga federate për qytetet, komunat dhe qarqet. "Federata duhet të paktën dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh", tha politikani i CDU-së. Përndryshe nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve.