Gjermania kërkon të ekstradojë një të dyshuar nga Rumania për zbulimin e një depoje nëntokësore armësh në një pyll pranë Berlinit, të cilën mediat gjermane e kanë lidhur me inteligjencën ruse. Dy javë pasi autoritetet gjermane gjetën një dron që mbante eksplozivë në aeroportin e Leipzigut , ministri i brendshëm, Alexander Dobrindt, konfirmoi se prokurorët federalë kishin hapur një hetim në lidhje me depon sekrete të armëve "me dyshimin për përgatitjen e një akti serioz dhune që kërcënon sigurinë kombëtare". “Ky rast tregon se po veprojmë nën një nivel të lartë kërcënimi”, u tha ai gazetarëve. Ashtu si me incidentin e Leipzigut, Dobrindt tha se nuk mund ta përjashtonte përfshirjen e “fuqive të huaja”.