Në Gjermani është parandaluar një sulm i disa ekstremistëve islamikë në një treg Krishtlindjesh. Pesë burra, raporton “Süddeutsche Zeitung” (Zydojçe Xaitung) , janë arrestuar me dyshimin për planifikimin e një sulmi të dhunshëm në një treg Krishtlindjesh pranë Dingolfing në Bavarinë e Poshtme. Lajmin e konfirmoi Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut.