Top Channel/ Gjermani, “llogaritë e harruara”: Çfarë ndodh me miliardat në llogaritë joaktive!
07/06/2026 12:42

Miliarda euro qëndrojnë të paprekura në llogari bankare të harruara në Gjermani, ndërsa mungesa e një regjistri qendror e bën të vështirë identifikimin e tyre nga trashëgimtarët. Sipas një raporti të Ministrisë gjermane të Kërkimit nga viti 2021, në llogari joaktive mund të ndodhen më shumë se katër miliardë euro, ndërsa disa vlerësime e çojnë shumën deri në nëntë miliardë euro. Problemi është se shumë prej këtyre pasurive mbeten të pazbuluara pas vdekjes së pronarëve. Me përhapjen e banking-ut online, dokumentet fizike janë bërë gjithnjë e më të rralla, ndërsa informacionet për llogaritë ruhen në e-mail ose pajisje elektronike, duke e vështirësuar punën e trashëgimtarëve. Në Gjermani nuk ekziston një përkufizim ligjor i qartë për të ashtuquajturat “llogari të fjetura”. Në praktikë, ato konsiderohen llogari ose investime financiare që kanë mbetur pa aktivitet për një periudhë të gjatë kohore. Ekspertët argumentojnë se zgjidhja më efektive do të ishte krijimi i një regjistri kombëtar për llogaritë e fjetura. Sipas Shoqatës Gjermane të Hulumtuesve të Trashëgimisë, një bazë e tillë e të dhënave do t’u mundësonte trashëgimtarëve të verifikonin nëse një person ka pasur llogari bankare apo pasuri financiare të pareklamuara. Debati në Gjermani zhvillohet edhe në dritën e praktikave ndërkombëtare. Në Mbretërinë e Bashkuar, fondet nga llogaritë e fjetura transferohen pas 15 vjetësh në një fond të posaçëm që financon projekte sociale dhe mjedisore, por pronarët mund t’i kërkojnë ato në çdo kohë. Irlanda ndjek një model të ngjashëm, në Shtetet e Bashkuara llogaritë e pashfrytëzuara zakonisht kalojnë nën administrimin e shteteve federale, pa humbur të drejtën e pronësisë, ndersa ne Francë dhe Zvicër zbatohen rregulla më të ashpra duke qene se atje, pas periudhash të gjata pa aktivitet dhe pa kërkesa nga pronarët ose trashëgimtarët, fondet mund të kalojnë përfundimisht në pronësi të shtetit.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54