Numri i të djathtëve në vetvete nuk ka pësuar rritje, por mbështetja për AfD-në në Gjermani është forcuar, e dëshmuar qartë kjo nga sondazhet e fundit. Përpjekjet për t`i dhënë një shpjegim këtij fenomeni po fokusohen tek hulumtimet e opinionit public që tregojnë se shoqëria gjermane është në një gjendje shqetësimi të madh: 81 për qind e qytetarëve janë aktualisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre.