Jo vetëm ekstremi i djathtë, por edhe parti të mëdha te qendrës po e ashpërtsojnë kursin në politikat e tyre të emigracionit. Kreu i grupit parlamentar të CSU-së, Alexander Dobrindt ka bërë thirrje që refugjatët e papunë ukrainas në Gjermani, ose të nisin të punësohen, ose të kthehen në zonat e sigurta të Ukrainës. "Më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës, duhet të zbatohet parimi: fillim i punës në Gjermani ose kthim në zonat e sigurta të Ukrainës perëndimore," pohoi ai për gazetën Bild am Sonntag.