Politikania gjermane, Susanne Schutz, e ka përshëndetur vendimin e Britanisë së Madhe për të emëruar Stuart Peach si të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor. Ish ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri përmes një postimi në Tëitter, mbështeti shkrimin e Sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, që thoshte se emërimi i Peach do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajon.