Top Channel/ Gjermani, çmimet në gusht u shtrenjtuan: Po paguajmë “për të gjithë periudhën e fundit!
01/09/2026 11:46

Jeta në Gjermani është shtrenjtuar edhe më shumë gjatë muajit gusht, shkruajnë mediat atje. Sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e konsumit u rritën me 2,9 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar në një kohë kur në korrik, inflacioni ishte 2,8 për qind. Edhe inflacioni bazë, që përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë, u rrit me 2,4 për qind. Një nga faktorët kryesorë pas rritjes së çmimeve janë kostot e energjisë. Tensionet dhe ndërprerjet në rrugët ndërkombëtare të transportit kanë ndikuar në rritjen e çmimit të naftës, duke prekur drejtpërdrejt konsumatorët në Gjermani. Ekonomistët paralajmërojnë se, edhe nëse transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rikthehet normalisht dhe çmimet e energjisë bien, inflacioni mund të qëndrojë për një periudhë mbi objektivin prej 2 për qind të Bankës Qendrore Evropiane. Arsyeja, sipas Jörg Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank, është se gjithnjë e më shumë kompani janë të detyruara t'ua kalojnë klientëve të tyre rritjen e kostove të energjisë që kanë përjetuar në periudhën e fundit. Presionet mbi çmimet janë veçanërisht të dukshme në pikat e karburantit. Sipas llogaritjeve të ADAC, një litër benzinë Super E10 kushton mesatarisht 2,153 euro, vetëm rreth pesë cent më pak se rekordi i regjistruar në mars të vitit 2022. Ndërsa një litër naftë kushton mesatarisht 2,202 euro. Rekordi i çmimit u shënua në prill të këtij viti, kur çmimi arriti në 2,446 euro për litër. Në rritjen e çmimeve të karburanteve po ndikon edhe niveli shumë i ulët i ujit në lumin Rin. Kushtet e vështira po pengojnë transportin lumor, përmes të cilit furnizohen edhe rafineritë, veçanërisht në landin Nordrhein-Westfalen. Rini është një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të brendshëm në Evropë dhe kufizimet në lundrim po shtojnë kostot e furnizimit, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi çmimet.

Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56
Top Channel /Vrasje në gjueti Fushë-Sopot, shoku qëllon me armë 29-vjeçarin gjatë gjuetisë në mal
04/11 19:52
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime
04/11 19:24
Top News-2 të arrestuar për drogë në Tiranë/Sekuestrohen pistoleta me zara metalikë dhe sasi kokaine
04/11 18:23