Qeveria e ardhshme gjermane planifikon të nxisë një “bum” ndërtimi në vend, por me një synim të qartë: Shtimin e banesave me qira të përballueshme, mungesa e të cilave ka krijuar një ngërc në vend. Ky konsiderohet një lajm i mirë pë rata që duan të ndërtojnë në kryeqytetin Berlin. Ekzekutivi i ri parashikon ngritjen e ndërtesave 5 deri 10-katëshe dhe disa ndërtesave individuale të larta, duke zvogëluar zonën qendrore të ish fushës ajrore Tempelhofer Feld nga 305 hektarë në 180 hektarë.