Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj shtetit ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar, sipas sondazhit të fundit të publikuar nga nisma D21 dhe Universiteti Teknik i Mynihut. Vetëm 32 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim të madh ose shumë të madh ndaj shtetit në përgjithësi, nga 38 për qind katër vjet më parë.