Top Channel/ Gjermani, bashkimi familjar: Shqipëria e Kosova, ndër të parat për aplikime!
26/12/2025 11:35

Ashpërsimi i kushteve të bashkimit familjar në Gjermani, nuk e ka penguar fluksin e kërkesave, në krye të listës së të cilave sipas shifrave të ofruara nga vetë nga Ministria e Jashtme gjermane, figurojnë edhe Kosova e Shqipëria. Shtetasit shqiptarë janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit. Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426). E drejta për bashkimin familjar në Gjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Ekzistojnë përjashtime për raste të vështira dhe, që nga një reformë në mars 2024, edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes. Në korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD e pezulloi ribashkimin familjar për dy vjet për personat me status mbrojtjeje të kufizuar - ndryshe nga refugjatët e njohur. Vetëm në "raste të vështira" atyre u lejohet ende të sjellin bashkëshortët/et e tyre, fëmijët e mitur si edhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, prindërit e tyre në Gjermani.

Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30