Problemet e vazhdueshme ekonomike kanë nxitur gjithnjë e më shumë pakënaqësitë e gjermanëve kundrejt qeverisë në pushtet. Pas përfundimit të pushimeve të verës kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e koalicionit u takuan për të folur për problematikat, të cilat kanë ardhur duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Kërcënimi nga recesioni ekonomik mbeti kryefjala e diskutimeve, njëkohësisht u propozuan mënyra për të dalë nga gjendja pesimiste në të cilën ndodhet vendi.