Edhe pse kanë kaluar dy vjet që kur Gjermania hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, mënyra sesi autoritetet e menaxhuan situatën e Covid 19-të rikthehet në vëmendje, me një rishikim të kujdesshëm të gabimeve të bëra gjatë asaj periudhe. Një komision hetimor i Bundestagut do të shqyrtojë pandeminë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në veçanti për të nxjerrë mësime për ngjarjet e ardhshme pandemike.