Top Channel/ Gjeorgjisë i kthehen vizat?/ Bashkimi Evropian po mendon për sanksione
20/09/2024 23:07

Bashkimi Evropian mund ta konsiderojë pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Gjeorgjinë nëse zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit në vendin kandidat për anëtarësim në bllok nuk janë të lira, të drejta dhe paqësore, ka thënë të premten ambasadori i BE-së në Tbilisi, Pavel Herzinski. Marrëdhëniet e Gjeorgjisë me Perëndimin janë përkeqësuar muajt e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane e akuzojnë qeverinë gjeorgjiane për tendenca autoritare dhe pro-ruse. “Të gjitha opsionet janë në tryezë, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Gjeorgjinë”, u tha gazetarëve Herzinski. Liberalizimi i vizave për Gjeorgjinë u vendos në vitin 2017. Nëse zgjedhjet e Gjeorgjisë nuk konsiderohen të lira dhe të, BE-ja mund të marrë masa të ngjashme me ato kundër Bjellorusisë, aleatja autoritare e Rusisë që është nën sanksione pas zgjedhjeve të vitit 2020 që vendet perëndimore dhe aktivistët e opozitës bjelloruse thonë se ishin të manipuluara. Ish-kryeministri miliarder Bixina Ivanishvili, i cili është themelues i “Ëndrrës Gjeorgjiane” dhe shihet gjerësisht si personi më i fuqishëm i Gjeorgjisë, ka akuzuar Perëndimin se kërkon ta fusë në luftë me Rusinë. Vendet perëndimore kanë kritikuar gjithashtu projektligjin për “vlerat familjare” të miratuar nga ligjvënësit këtë javë që frenon të drejtat e grupit LGBT.

Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13