Tri vjet nga vizita e fundit, gjenerali i pensionuar amerikan Wesley Clark ka vizituar sërish Kosovën, për të cilën tha se po shënon hapa mbresëlënës drejt demokracisë. Clark u prit me nderime ushtarake, derisa vizita e tij po bëhet në kohën kur shprehu vullnetin për ta ndihmuar Kosovës përmes këshillave për veprime ushtarake e diplomatike për zhvillimin Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.