Top Channel/ “Gjendje alarmante”, si mjekët e Onkologjikut dërguan të sëmurën me kancer te privati
25/06/2024 19:04

Në një prej rasteve të reflektuara në dosjen e hetimeve të shkeljeve tek departamenti Onkologjik, tregohet se si disa prej mjekëve të Onkologjikut dërgojnë në klinikën private “Megis” një paciente nga Burreli, duke e trajtuar situatën si alarmante. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, shkruhet se qytetari i cili kishte nënën të sëmurë, e solli te Spitali Onkologjik, pasi mjekët në Burrel i thanë se vetëm aty bëhen vizita për sëmundjen e saj. Teksa prisnin në radhë, atyre u është afruar Emiljano Lela, Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUT dhe i ka pyetur nëse donin që t’i ndihmonte. Sikurse thuhet në dosje, Lela e ka dërguar pacienten te mjeku Edmond Gashi, që pasi i ka bërë kontroll sipërfaqësor, e ka alarmuar, duke i thënë se është në gjendje të rëndë dhe duhet të hyjë në operacion sa më parë. “Vizitat në vijim do t’i bëjmë në Astir, në klinikën Megis, pasi këtu në spital ka shumë vonesa dhe puna nuk pret”, është shprehur Gashi. Pacientja ka kryer biopsinë në klinikën private të mjekut dhe një muaj më vonë ka kryer operacionin, për të cilin ka paguar 2500 euro. Pikërisht pas ndërhyrjes, mjekët i kanë treguar se tumori nuk ishte i keq dhe nuk ka nevojë më për trajtim, por për çudi, një tjetër mjek në të njëjtën klinikë i tha të bënte kimioterapi. Pas hetimeve të bëra, u caktua masa arrest shtëpie për Edmond Gashi, ndërsa për koordinatorin Emiljano Lela u vendos masa detyrim paraqitje.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11