Shirat e rrëmbyeshëm vijojnë të godasin rëndë Kinën veriore, duke vrarë të paktën dy persona në Pekin ndërsa shumë të tjerë mbetën të bllokuar. Stuhia “Doksuri”, ka kthyer rrugët në lumenj ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dheu në disa zona. Dëmet mbeten të rënda me makina të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara kudo. Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të vërshimit të ujit.