Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dajç të Lezhës. Viktima rreth 53 vjeç është gjetur thuajse e dekompozuar dhe dyshohet të ketë humbur jetën disa kohë më parë, por nuk është konstatuar. Ai jetonte vetëm dhe trupi është dërguar në Morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te humbjes jetes.