Mëngjesin e kësaj të premte në rugën “Bakishe visha”në Fushëkrujë, banorët e zonës konstatuan të hedhur në kanal trupin e pajetë të 34 vjeccarit Indrit Ndoj. Trupi i pajetë ishte shumë pranë banesës së prindërve të të riut. Banorët njoftuan policinë, e cila pas kqyrjes në vendin e ngjarjes konstatoi se i riu kishte një plumb në këmbë që dyshohet se i ka marrë jetën.