Një fëmijë 5 vjeçar nga Maroku ka tronditur botën, pasi u gjet i vdekur brenda një pusi në thellësinë 32 metra. I pagëzuar me emrin “i vogli Rajan” bota për pesë ditë ishte nën ethe për vogëlushin, fati i të cilit ende nuk dihej poshtë pusit. Edhe pse u përdorën mjetet më të sofistikuara për shpëtimin e tij, fati nuk qëlloi në anën e Rajan.