Disa pula të ngordhura janë gjetur në zonën e ‘Ranës së Hedhur’, në plazhin e Shëngjinit. Ishin pushuesit ata të cilët vunë re një thes në bregun e detit. Brenda thesit ishin diku te 13 pula, dhe nga pamjet duken si pula oborri. Ende nuk dihet se kush i ka hedhur pulat e ngordhura në det, të cilat janë të rrezikshme, sidomos për pushuesit, të cilët zgjedhin plazhin e Shëngjinit për të kaluar ditët e nxehta.