Franca është shokuar nga lajmi i gjetjes së trupave të pajetë të një nënë dhe katër fëmijëve të vegjël të saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në një qytet në veri-lindje të Parisit, në Meaux, 41 km nga kryeqyteti francez. Trupat e viktimave u gjetën në një apartament atje. Policia është vënë në kërkim të babait 33 vjecar të të miturve, i cili është “në arrati”.