Italia ka nisur këtë të martë drejt kampit të Gjadrit, në Shqipëri, një grup të ri emigrantësh. Mediat fqinje raportojnë se anija “Spica” e Marinës Ushtarake Italiane me rreth 30 emigrantë në bord është nisur nga Porti i Brindisit drejt Qendrës së qëndrimit për riatdhesim në Gjadër. Në bord ndodhen persona me kombësi të ndryshme. Një transferim i mëparshëm nga Brindisi ka ndodhur më 11 prill. Me mbërritjet e fundit, numri i personave të pranishëm në strukturën shqiptare do të arrijë në rreth 50