Për të parën herë, një paketë sanksionesh e BE-së ndaj Rusisë përmban ndalimin e importit të gazit natyror të lëngshëm. Në një lëvizje të rrallë, blloku europian ka shënjestruar LNG-në rus. "Kjo do ta bëjë shumë më të shpejtë heqjen graduale të gazit rus nga Europa”, pohoi Komisioneri Evropian për Energjine, Dan Jørgensen.