Top Channel/Gazi në Europë do bjerë 30%, Goldmann Sachs: Rënie cmimi i energjisë!
02/11/2022 22:57

Cmimi i gazit natyror në Europë do të bjerë me rreth 30% në muajt ardhshëm, sipas Goldman Sachs që parashikon një epërsi të përkohshme të vendeve të kontinentit të vjetër gjatë periudhës në fjalë në raport me problemet e furnizimeve. Nga TTF-ja, apo Faciliteti Holandez i Transferimit të Titujve, pikë kryesore referimi për cmimin e gazit për Europën, ky i fundit tregtohej me gati 120 euro për megavat orë së fundi. Por, prognoza e Goldman Sachs është që ky standard referencë të bjerë në 85 euro për megavat orë në tremujorin e parë të vitit 2023, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me nivelet historike që mbërriti kuotimi i gazit në muajin gusht prej luftës në Ukraine- mbi 340 euro për megavat orë. Rënia e fundit e çmimeve të gazit ka ardhur nga disa faktorë: magazinimi i tij në Europë për këtë sezon dimëror ka arritur praktikisht maksimumi; temperaturat deri tani kanë qenë më të ngrohta se sa pritej duke vonuar kështu fillimin e përdorimit masiv të gazit për ngrohje; e ndërkohë, duket se ka dhe një tepricë të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Të dhënat më të fundit të përpiluara nga grupi i industrisë Gas Infrastructure Europe, thotë CNBC, tregojnë se nivelet e magazinimit në Europë janë 94%. Megjithatë, pavarësisht optimizmit për çmimet më të ulëta të gazit në planin afatshkurtër, gjë e cila mund të lehtësojë një pjesë të krizës së kostos së jetesës, ka shumë presion mbi liderët europianë për të siguruar furnizime shtesë në planin afatmesëm.

Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42