Tatoi, një periferi e Athinës, është përfshirë nga një zjarr i madh që ka ‘gllabëruar’ masivin pyjor të zonës. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe po raporton nga vatra e zjarrit. Në videot e dërguara, duket zjarri i përmasave të mëdha, teksa gazetari thotë se zjarri i ka bllokuar në mes dhe është e pamundur të dalin.