Top Channel/ Gazetari i New York Times tregon 50 sekondat e bisedës me Trump pas sulmit në Venezuelë
03/01/2026 19:19

Korrespondenti i “New York Times” në Florida, Tyler Pager ka rrëfyer bisedën me Presidentin Trump pak minuta pas njoftimit mbi sulmin në Venezuelë. ‘Presidenti Trump dukej i lodhur. Ishte pak pas orës 4:30 të mëngjesit të së shtunës dhe 10 minuta pasi ai kishte njoftuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin kapur Nicolás Maduron, udhëheqësin e Venezuelës. E telefonova presidentin për të kuptuar më mirë se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë pritej më pas. Ai e hapi telefonin pas tre zileve dhe iu përgjigj disa pyetjeve. Trump fillimisht festoi suksesin e misionit”. “Shumë planifikim i mirë dhe shumë trupa të shkëlqyera, vërtet të shkëlqyera, dhe njerëz të mrekullueshëm,” më tha ai. “Në fakt, ishte një operacion brilant.” Më pas e pyeta nëse kishte kërkuar autorizim nga Kongresi përpara se ushtria amerikane, së bashku me personelin e zbatimit të ligjit, të angazhohej në një “sulm në shkallë të gjerë”, siç e kishte quajtur ai në rrjetet sociale. “Do ta diskutojmë këtë,” tha ai. “Do të kemi një konferencë për shtyp.” Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, zoti Trump tha se do të fliste në orën 11:00 nga Mar-a-Lago, klubi i tij privat dhe rezidenca ku ka kaluar dy javët e fundit. U përpoqa ta pyes se çfarë parashikon ai më tej për Venezuelën dhe pse ky mision me rrezik të lartë ia vlente. “Do t’i dëgjoni të gjitha në orën 11,” tha ai, përpara se ta mbyllte telefonin. Telefonata kishte zgjatur 50 sekonda.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34