Top Channel/ Gazetari 13-vjeçar/ Pasioni i Antonio Lushit, podcast me personazhe
21/05/2023 20:35

Gazetarja e Top Channel ka kryer një intervistë me gazetarin më të vogël në Shqipëri. 13-vjeçari Antonio Lushi realizon një podcast me personazhe të njohur në Elbasan. Ai tregon sesi i lindi pasioni për gazetarinë Bruna: Unë nuk e kam mikrofonin tim sot, jam e ftuar në një studio të improvizuar, sot sepse dikush në Elbasan po më konkurron shumë fort. Antonio Lushi është 13 vjeç. Ai ka pasion gazetarinë, ka hapur kanalin e tij në Youtube, merr intervista shumë të bukura të personazheve të ndryshëm lokalë dhe ka krijuar podkastin e tij. Antonio: Si të lindi ty pasioni për gazetarinë? Bruna: Unë nuk kam qenë kaq e vogël sa ty, por si ty ndoqa një ëndërr. Gjithsesi derisa ti të rritesh unë nuk kam plan të dal në pension kështu që do ta marr mikrofonin dhe do fokusohemi tek ty. Si lindi ideja për një podcast dhe çfarë temash trajton? Antonio: Ideja është inspirim nga një personazh I huaj dhe kjo ide ka ardhur para tre vitesh. Mu desh ta mendoja mirë, çfarë do të trajtoja, çfarë do të bëja, si do ta organizoja, teknikën e këtij program. Gjithçka e bëra vetë duke i dhënë vetes kënaqësi dhe ndjekësve të mi. Temat janë nga më të ndryshmet duke filluar që nga çështjet sociale, shëndetin, sigurinë, çdo lloj çështje. Personazhet pranojnë të bëhen pjesë, madje kam parë kënaqësi që kanë të vijnë tek unë. Ende nuk e kuptoj pse, por kur të rritem dhe pak do ta kuptoj. Jam duke hetuar, duke mbledhur informacion për të kuptuar çfarë i lë aq shumë mbresa në intervistën me mua.

Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11