Pas dritës jeshile të Izraelit, mijëra palestinezë kanë nisur të kthehen në veriun e shkatërruar të Rripit të Gazës, shumica prej tyre në këmbë. Për të parën herë që prej fillimit të luftës luftës 15-mujore të shtetit hebre, palestinezëve të kësaj pjese të territorit u është lejuar kthimi në shtëpi. Atyre që udhëtojnë me makina megjithatë, mund tu duhet të presin në radhë për ditë të tëra nëpër postblloqet e hapura përgjatë korridorit Netzarim.