Izraeli dhe Hamasi pranuan armëpushimin dhe lirimin e pengjeve, dy pika këto që përbëjnë fazën e parë të planit të paqes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili e bëri vetë njoftimin përmes një postimi në platformen e tij Truth Social. Ky është progresi i parë i madh për paqen dy vjet pas fillimit të luftës në Gaza.