Top Channel/ “Gaza po zhduket”. Gati 61% e ndërtesave janë shkatërruar
02/02/2024 22:35

Më shumë se gjysma e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që kur Izraeli filloi sulmet kundër Hamasit në Gaza, raporton BBC.Imazhet e detajuara tregojnë Gazën para dhe pas bombardimeve të cilat tani janë intensifikuar që qytetin e Khan Younis. Në të gjithë Gazën, zonat e banuara kanë mbetur të rrënuara, rrugët tregtare të frekuentuara më parë janë kthyer në gërmadha, universitetet dhe tokat bujqësore gjithashtu janë shkatërruar, për t’ja lënë vendin tendave që ngrihen në kufirin jugor për të strehuar mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.7 milionë njerëz - më shumë se 80% e popullsisë së Gazës - janë të zhvendosur, me gati gjysmën e tyre që kanë mbushur skajin më jugor të rripit. Referuar të dhënave satelitore të marra nga BBC rezulton të jenë dëmtuar ose shkatërruar në të gjithë Gazën midis 144,000 dhe 175,000 ndërtesa, ose nga 50% deri në 61%. BBC shkruan ndër të tjera se ushtria izraelite justifikohet me faktin se sulmet në zonat civile janë bërë për shkak se mes banorëve, infiltrohen edhe luftëtarët e Hamasit. Një shembull ishte Universiteti Israa, në Gazën veriore - fillimisht i dëmtuar rëndë para se të hidhej në erë plotësisht përmes një shpërthim masiv të kontrolluar. Shumë nga vendet historike të Gazës kanë pësuar dëmtime të mëdha, duke përfshirë Xhaminë al-Omari të ndërtuar në shekullin e 7-të. Pikërisht shkatërrimi i objekteve fetare në Gaza, sipas ekspertëve është më i madh në krahasim me vendet e tjera të luftës. Pamjet: AFP

Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05