Numërimi mbrapsht i ndërrimit të viteve nuk u realizua nga të gjithë. Në vendet e luftës mungoi shpirti i festës. Në Gaza njerëzit thonë se është e pamundur të gëzosh kur çdo familje ka humbur një të dashur për shkak të konflikteve të armatosura. Festa e fundvitit për banorët atje është një kujtim, pasi dollitë e fishekzjarret tashmë prej muajsh janë zëvëndësuar nga plumbat.