Top Channel/ “Gaza nuk shitet”. Palestinezët akte vandale në resortin e Trump në Skoci
08/03/2025 23:22

Vendpushimi i preferuar i golfit Turnberry i presidentit amerikan Donald Trump në Skoci është përdorur nga protestues palestinezë për t’i dhënë një mesazh presidentit amerikan. Ata kanë mundur që brenda fushës së golfit në Skoci të shkruajnë mesazhin: Gaza nuk është në shitje! Aksionin e mori përsipër Grupi i Veprimit Palestinez, grup i cili raportohet të ketë dëmtuar edhe ambiente të tjera të klubit sportiv luksoz gjatë së shtunës. Sipas këtij grupi kjo formë proteste ishte një përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan për të zhvendosur banorët e Gazës dhe për ta kthyer atë në "Rivierën e Lindjes së Mesme". Aktivistët thanë se morën shkas nga një video të krijuar me inteligjencë artificiale që presidenti amerikan shpërndau në internet javën e kaluar, e cila tregonte territorin e rrafshuar palestinez të rindërtuar si një vendpushim bregdetar nën markën Trump. Një skenë e videos tregoi gjithashtu vetë presidentin trump që pushonte në krah të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, teksa shijonin edhe nga një pijë. “Ndërsa Trump përpiqet ta trajtojë Gazën si pronë e tij, ai duhet të dijë se edhe prona e tij është e arritshme”, tha grupi që mori përsipër aksionin. Policia e Skocisë i tha AFP se po e hetonte ngjarjen. Klubi i golfit Turnberry ndodhet në jugperëndim të Skocisë dhe është një nga dy resortet që zotëron Trump atij. Një zëdhënës i tij e cilësoi aktin fëmijëror dhe kriminal ndërsa i gjithë ekipi ka marrë masa që ngjarja të mos përsëritet. "Turnberry është një thesar kombëtar dhe do të vazhdojë të jetë feneri numër një i luksit dhe përsosmërisë në botën e golfit.", u shpreh ai.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36