Pa ujë, pa energji elektrike, pa ushqime e ilace: Gaza është paralizuar krejtësisht pas sulmit të 7 tetorit, e autoritetet druhen se një krizë e re humanitare mund të përfshijë territorin e varfër e të munduar nga konflikti. Pasi Izraeli deklaroi nisjen e rrethimit total të tij, duke ndërprerë në të njëjën kohë cdo furnizim, Kombet e Bashkuara reaguan duke thënë se kjo lëvizje, bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.