Top Channel/ Gaza, mbërrijnë ndihmat e para nga deti: 200 tonë ushqime nga SHBA dhe Emiratet Arabe!
16/03/2024 18:54

Ndihmat e para nga deti për Gazën janë shkarkuar tashmë në brigjet e territorit të përballur me një konflikt të ashpër, dhe katastrofën humanitare që e pasoi. Pas këtij misioni sic pohon BBC, qëndron organizata bamirëse amerikane, World Central Kitchen, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ngarkesa përfshinte 200 ton ushqime të domosdoshme për banorët e territorit të pllakosur nga uria si fasule, miell, vaj, kripë, oriz, misër, dhe hurma. Kjo dërgesë është parë njëkohësisht si testimi i parë për rrugën detare të ndihmave, e cila mund të dëshmohet më efikase sesa ndihmat ajrore dhe tokësore. Lëvizja vjen në kohën kur agjensitë e ndihmës e kishin akuzuar Izraelin se po pengonte dërgimin e ndihmave në enklaën e gjunjëzuar nga lufta, akuza këto të cilat shteti hebre i mohon me forcë. Autoritete izraelite insistojnë se në fakt, janë duke e lejuar kalimin e ndihmave në dy pika në jug të Gazës dhe fajin për situatën e krijuar ia faturojnë vetë agjensive të ndihmës, dhe atyre që i përshkruajnë si dështime të tyre logjistike. Pak detaje ka se si do të funksionojë shpërndarja e ndihmave me OKB-në e cila flet gjithashtu për pengesa të mëdha për furnizime. Suksesi i këtij misioni detar me shumë gjasë mund të pasohet nga anije të tjera si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të dërguar më shumë ndihma në Gaza, pjesa më e madhe e të cilës është shkatërruar që prej nisjes së operacioneve ushtarake pas sulmit të Hamasit në 7 tetor të 2023 në tokën izraelite. Prej atëherë, në konflikt llogaritet të kenë humbur jetën më shumë se 31,400 palestinezë.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35