Top Channel/ Gaza, larg armëpushimit. Forcat izraelite vrasin 3 luftëtarë në spital: Do sulmonin
30/01/2024 23:10

Zyrtarë të Hamasit thonë se janë duke shqyrtuar një propozim të ri nga ushtria izraelite për arritjen e një armëpushimi të ri me Izralin. Një zyrtar i lartë i Hamasit, që foli në kushtet e anonimatit tha se propozimi përfshinte një armëpushim me tre faza, gjatë të cilës grupi fillimisht do të liroheshin civilët e mbetur në mesin e pengjeve që Hamas rrëmbeu më 7 tetor, pastaj ushtarët dhe në fund trupat e pengjeve që u vranë. Por përkundër zërave të Hamasit, vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se nuk do të tërheqë ushtrinë nga Gaza dhe as do të vijojë me lirimin e të burgosurve palestinezë. Me ndërmjetësimin e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, më 28 janar në Paris u mbajt një takim për të diskutuar shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin mes Hamasit dhe Izraelit. Zyra e kryeministrit izraelit kishte njoftuar se takimi ishte “konstruktiv”, por se kishte ende dallime të mëdha mes palëve. Në kohën e shkëmbimit të deklaratave për një armëpushim të mundshëm, në një spital në Bregun Perëndimor dhe vranë tre militantë palestinezë, duke përfshirë një luftëtar të paralizuar që u qëllua për vdekje në shtratin ku po trajtohej. Raportohet se ata u qëlluan për vdekje nga orcat specialie izraelite, të maskuar si punonjës mjekësorë. Hamasi tha se një nga të vrarët ishte anëtar i tyre. Xhihadi Islamik tha se dy të vrarët e tjerë ishin vëllezër që i përkisnin organizatës së tyre. Ushtria izraelite tha se viktimat u ekzekutuan pasi po planifikonin një sulm ndaj Izraelit të ngjashëm me atë të 7 tetorit nga brenda spitalit Ibn Sina. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55