68 milionë tonë rrënoja mbulojnë Rripin e Gazës sot, mbi dy vjet nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin të nxitur prej sulmit brutal të Hamasit 7 tetorin e vitit 2023. Nga ofensiva hakmarrëse e shtetit hebre llogaritet të jenë dëmtuar apo shkatërruar rreth dy të tretat e të gjitha shtëpive. Në Qytetin e Gazës dhe Rafah shifra është edhe më e lartë.