Top Channel/ Gaza, 18 spitale jashtë funksionit. Alarmin e dha shefi i OBSH në Këshillin e Sigurimit
13/11/2023 22:08

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaron se qendra mjekësore Al Shifa në Gaza "nuk po funksionon më si spital" dhe gjendja në spitalin më të madh të Gazës është "e tmerrshme dhe e rrezikshme". Shefi i OBSH-së tha se "të shtënat me armë zjarri dhe bombardimet e vazhdueshme" rreth spitalit i "kanë përkeqësuar rrethanat tashmë kritike të popullatës civile”, duke shtuar se 18 nga 36 spitale të Gazës nuk funksionojnë më. Duke ngritur zërin në Këshillin e Sigurimit, Ghebreyesus tha se: "Korridoret e spitaleve janë të mbushura me të plagosur, të sëmurë dhe të vdekur; morgjet janë gjithashtu të tejmbushura; operacionet po bëhen pa anestezi dhe ka dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur që strehohen në spitale". Sipas kreut të OBSH-së ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor në Gaza ka pasur më shumë se 250 sulme. "Unë e kuptoj se çfarë po kalojnë fëmijët e Gazës, sepse si fëmijë kam kaluar të njëjtën gjë," tha shefi i OBSH-së, i cili është nga rajoni Tigray i Etiopisë. "Tingulli i armëve dhe i predhave që fishkëllenin nëpër ajër; era e tymit pasi ata godisnin; plumba gjurmues në qiellin e natës; frika; dhimbja; humbja -- këto gjëra kanë qëndruar me mua gjatë gjithë jetës sime." Ai nënvizoi edhe situatën e rëndë në spitalin Al-Quds në qytetin e Gazës, për të cilin Gjysmëhëna e Kuqe tha se u qëllua nga snajperët izraelitë. Mbledhja e Këshilli i Sigurimit nisi me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmit të Hamasit, civilët e vrarë në sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gaza, si dhe gazetarët dhe personelin e OKB-së që kanë vdekur në luftë. Pamjet: AFP

Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46
Top Channel/ Arrestimet për call centera-t, DW: Gjermania kishte vite që hetonte!
04/11 11:45
Top News – Pasuria dhe familja e Trump në hetim / Shënjestra e parë e demokratëve pas fitores
04/11 11:40
Top News – Senatori i parë mysliman në SHBA / Demokrati Abdul El Sayed fitoi në Miçigan
04/11 11:39
Top News- Amerikanët ‘rrëzojnë’ Trumpin / Demokratët fitojnë, presidenti mohon përgjegjësinë
04/11 11:13
Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45