Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë. Në një deklaratë, ai ka ngritur akuza për dhunë ndaj të rinjve nga policia dhe ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës. “U drejtohem sonte, para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por dhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve. Të gjithë anëtarëve të diasporës sonë kudo që janë. Të rinj e të rejave, në katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë.