Top Channel/ Gati rikthimi i luftës? Trump takim urgjent në Shtëpinë e Bardhë pasi Irani mbylli Hormuzin
19/04/2026 02:14

Ka zgjatur vetëm pak orë paqja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, pasi ky i fundit bllokoi sërish Ngushticën e Hormuzit, pikën më strategjike të kalimit të naftës në botë, duke rikthyer shqetësimin në tregjet ndërkombëtare. Menjëherë pas vendimit të Gardës Revolucionare, presidenti amerikan, Donald Trump, thirri një takim urgjent në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar krizën në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin. Mediat botërore raportojnë se, nëse nuk do të ketë një përparim së shpejti, lufta mund të rifillojë në ditët në vijim. Në takim morën pjesë Zëvendëspresidenti J.D. Vance, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent. Takimi urgjent erdhi pasi Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se Irani nuk mund t'i shantazhojë me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. "Ata nuk mund të na shantazhojnë. Po flasim me ta dhe, e dini, po mbajmë një qëndrim të ashpër. Ata vranë shumë njerëz”, tha Trump. Ndërkohë, ushtria amerikane po planifikon të nisë në ditët në vijim një seri bastisjesh dhe sekuestrimesh të anijeve të lidhura me Iranin në ujëra ndërkombëtare, në një lëvizje që synon të rrisë presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Hormuz mbeten të larta. Sipas raportimeve të Ëall Street Journal, SHBA po përgatitet të ndalojë cisterna dhe anije tregtare të dyshuara si të lidhura me Iranin edhe jashtë Lindjes së Mesme, duke zgjeruar ndjeshëm operacionet e saj të mbikëqyrjes detare në nivel global. Ky zhvillim vjen në një moment kur forcat iraniane kanë shtuar praninë e tyre në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë sulmuar të paktën dy anije tregtare, ndërsa Teherani ka deklaruar se po “kontrollon fort” këtë rrugë ujore strategjike. Sipas burimeve amerikane, administrata e Uashingtonit synon të rrisë presionin për ta detyruar Iranin të garantojë kalim të lirë në ngushticë dhe të bëjë lëshime në programin e tij bërthamor, i cili mbetet një nga pikat kryesore të negociatave mes dy vendeve. Zyrtarë ushtarakë amerikanë theksojnë se operacioni do të synojë çdo anije me flamur iranian ose ato që ofrojnë mbështetje për Teheranin, përfshirë edhe të ashtuquajturën “flotë në hije”, e cila dyshohet se shmang sanksionet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42