Top Channel/ Gati pritja për mbërritjen e presidentit të Ukrainës, policia niset drejt aeroportit
27/02/2024 21:46

Vetëm pak minuta na ndajnë nga mbërritja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë. Kolona e policisë është nisur drejt aeroportit, për të bërë të mundur më pas transportimin e tij. Ditën e nesërme nis samiti i rëndësishëm, Ukrainë-Evropa Juglindore. Tirana ka nsiru përgatitjet gjatë ditës së sotme duke u veshur me flamurin blu e verdhë. Fillimisht parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës. Më pas do ti drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore. Pjesa e parë e samitit do të jetë e hapur nga kjo sallë për të vijuar me dyer të mbyllura e më pas konkluzionet do të jepen në një konferencë për shtyp. Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm Rus dhe krimet që ka sjellë ai. Ftesë për të marrë pjesë ka edhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç vendi të cilit është përfshirë në mitingje pro ruse. Pjesëmarrja e mundshme e Vuçiç nuk do të mirëpritet nga Moska të cilës Serbia ka refuzuar ti vendosë sanksioneve siç ka kërkuar BE-ja. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Ky samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina. Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan do ti bashkohet samitit përmes një video mesazhi nga Ankaraja.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23