Top Channel/ Gati Kompleks i ri në Tiranë, do jetë 50 mijë m2 te ish-Fusha e Aviacionit
13/07/2026 19:45

Qeveria shqiptare synon ndërtimin e një kompleksi multifunksional në Tiranë, që do të përfshijë të gjitha institucionet e pavarura. Pak muaj pas vendimit të Këshillit të Ministrave, në shkurt të 2026-ës, për transferimin e pronave shtetërore te Korporata Shqiptare e Investimeve, me synim krijimin e Korpusit të institucioneve të pavarura dhe Qendrës për zhvillimin multifunksional në Tiranë, nisin procedurat e prokurimit. Në tenderin e shpallur të hënën e 13 korrikut nga Korporata Shqiptare e Investimeve theksohet se objekti parashikohet të ndërtohet në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, në një sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katror. Brenda këtij korpusi do të jenë disa godina, ku do të akomodohen INSTAT, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioni i Prokurimit Publik. Gjithashtu, brenda kësaj sipërfaqeje do të jetë edhe Qendra për Zhvillimin Multifunksional në ish-Fushën e Aviacionit, e cila do të përfshijë një klinikë shëndetësore për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, një palestër për strukturat operacionale të Ministrisë së Brendshme dhe një kompleks me funksione komerciale e rezidenciale. Sipas procedurës së prokurimit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare, ku kjo e fundit vë në dispozicion pronën shtetërore, hapet gara për përzgjedhjen e një partneri privat, që do të projektojë dhe zhvillojë kompleksin. Në këmbim, partneri privat do të përfitojë të drejtën e zhvillimit të një objekti multifunksional në pronën e Korporatës. Gara për përzgjedhjen e partnerit privat do të vijojë deri më 4 shtator në orën 15.00, dhe subjekti që do të shpallet fitues duhet të financojë konkursin ndërkombëtar të arkitekturës, të paguajë projektin e detajuar arkitekturor, të sigurojë ambiente të përkohshme për institucionet publike gjatë ndërtimit, të paguajë taksat, tarifat dhe kostot e lejeve, të regjistrojë objektet e reja, si dhe të ndërtojë edhe dy objekte publike sipas projektit fitues.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48