Top Channel/ Garë e fortë mes Trump dhe Harris, sondazhi: Nënpresidentja, imazh publik më pozitiv
24/09/2024 23:34

Gara për president midis Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump mbetet tejet e ngushtë. Sipas një sondazh të ri të publikuar në CNN 48% e votuesve mbështesin Harris dhe 47% Trump, një diferencë që vë në dukje se nuk ka lider të qartë në garë. Rreth 2% thonë se planifikojnë të votojnë për Chase Oliver dhe 1% për kandidaten e Partisë së Gjelbër Jill Stein. Si Harris, ashtu edhe Trump kanë mbështetje pozitive nga shumica e mbështetësve të tyre. 72% e mbështetësve të Trump thonë se zgjedhja e tyre është më shumë për të sesa kundër Harris, ndërsa 60% e mbështetësve të Harris thonë se zgjedhja e tyre është më shumë për të sesa kundër saj. Ky është një ndryshim i madh në qëndrimet e votuesve ndaj garës në krahasim me fillimin e kësaj vere. Në sondazhin e fundit kombëtar të CNN në korrik, pak pasi Presidenti Joe Biden përfundoi fushatën e tij për president, mbështetësit e Harris u ndanë në mënyrë të barabartë midis mbështetjes për të dhe atyre kundër Trump-it. Votuesit e bardhë mbështesin më shumë kandidatin republikan se sa kandidaten demokrate. E kundërta ndodh me njerëzit me ngjyrë, ku 79% mbështesin Harris ndaj 16% që mbështesin Trump. Por, Harris është shumë përpara mes votuesve më të rinj se 30 vjeç. 55% e mbështesin atë ndaj 38% që favorizojnë Trump. dhe midis votuesve me ngjyrë 79% mbështesin Harris ndaj 16% Trump. Ndërkohë, një pakicë prej 2% e votuesve thonë se nuk kanë zgjedhur ende një kandidat për të mbështetur, dhe 12% të tjerë janë ende në mëdyshje për kandidatin që kanë zgjedhur. Sipas sondazhit, në përgjithësi, nënpresidentja Harris ka filluar të ndërtojë një imazh publik më pozitiv, duke ia kaluar Trumpit në mënyrën se si publiku e sheh atë personalisht. Megjithatë, të gjitha sondazhet në shtatë shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar vazhdimisht një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20