Këtë te diel u mbajt një tjetër aktivitet sportiv në kryeqytet, Tiranathlon, një garë që përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap. Dy disiplinat e para që përfshijnë 1.5 km not dhe 10 km vrap u mbajtën në parkun e Farkës, ndërsa 40 km çiklizëm u zhvilluan në disa rrugë të kryeqytetit, për të përfunduar në Farkë.