Prokuroria e Përgjithshme shpalli kandidaturat që do të garojnë për t’u bërë pjesë e KLP. Në total janë 7 prokurorë, dy prej të cilëve nga radhët e apelit të juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe pesë nga rrethet; nga të cilët do të përzgjidhen vetëm tre. Njëri nga prokuroria e apelit dhe dy nga shkalla e parë. Kandidaturat u njoftuan pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e shërbimit informativ shtetëror dhe autoritetit I dosjeve. Mbledhja për përzgjedhjen e tyre do të thirret nga këshilli I lartë I prokurorisë dy muaj para mbarimit të mandatit të anëtarëve që janë në këtë detyrë.