Pesë prokurorë do të konkurrojnë me njëri tjetrin për të marrë drejtimin e prokurorisë së përgjithshme për 7 vitet e ardhshme. Një garë që do të kryhet jo vetëm përmes përvojës, dosjeve që kanë hetuar, gradave shkencore por edhe pëlqimit që duhet të marrin në këshill dhe në pikën fundore votat në parlament.