Top Channel/ Galeria “Artkand”, në episodin e 11-të, u prezantuan veprat e reja të artistëve
16/05/2021 13:03

“Artkand” në edicionin e tij të 11-të, që përkon me 100-vjetorin e artistit Guri Madhi , vendosi të sjellë për publikun një vepër të tij. Karrigia e Piktorit, Vaj në Karton, viti 1962, 38×28 cm, u prezantua me çmimin fillestar 4000 euro. Karrigia në fjalë ekziston ende në studion puthuajse 100-vjeçare të artistit. Ngjyra është talenti i tij i lindur. Lec Shkreli-Nusja, Vaj në Fajazit, viti 1989, përmasat 45×36 cm, çmimi 1500 euro. Ishte vepra e dytë e një autori të risjellë për të dytën herë në program. Një piktor i dy kohëve i disiplinuar në pikëpamje të një vizatimi të fortë, të një pikturimi realist dhe nga ana tjetër një piktor i kohës sot. Petro Kokushta-Dhërmiu, Vaj në Kanavacë, vitet ’80, 40×56, çmimi 1500 euro. Krijimtaria e P. Kokushtës kap një diapazon të mirë të gjinive të pikturës si: kompozimi figurativ, portreti, peizazhi, etj. Shumë vepra të tij gjenden sot në fondet e GKA, nëpër galeri të rretheve si edhe në koleksione private dhe institucione shtetërore. “Rrugëtimi Familjar” i Gazmend Mukës, teknikë mikse, 105×75 cm, 1996, çmimi 2500 euro. “Rrugëtim familjar”, është një ndër veprat që e përfaqëson si piktor dhe e ka bërë në periudhën kur sapo ishte martuar me bashkëshorten e tij, Kozeta Bakiu. Dhe ishte bërë baba me fëmijën e parë, Rea. Nga fondi u risoll vepra “Peizazh në Velipojë” i autorit Zef Shoshi. Vaj në kanavacë, përmasat 47×61 cm, çmimi 2500 euro. Që prej emisionit të 12-të, “Artkand” do të ketë pjesë të tijën në pjesën e parë ankandin dhe në të dytën galerinë. Ç’ka do të thotë që veprat e pjesës së parë fillojnë nga një çmim fillestar dhe veprën e merr ai që jep ofertën me të lartë. Ndërsa veprat e galerisë do të shitën me çmimin e publikuar.

Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
DIGITALB DIGITALB