Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot foltore në kryeqytet në lagjen e Kombinatit. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës ceku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale që solli krizën që pllakosi Shqipërinë. Sipas tij qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti.