Kur gjyqtari Bezart Kackini foli në Top Albania Radio për një drejtësi e cila nuk duhet të jetë përndjekëse ai tha se kishte parasysh fatin e Shiqiri Manjanit, I cili ndonëse doli me rezultate të shkëlqyera dhe fitoi magjistraturën për prokuror, ai u ndëshkua për shkak të fëmijërisë. Në moshë të mitur Manjani ishte konstatuar nga policia në një ngjarje banale dhe emri I tij ishte shkruar në kartelat e policisë , dhe për shkak të të kaluarës në 2020 KLP nuk e lejoi të ndjekë shkollën në profilin prokuror. Por mbas një beteje disa vjecare në gjykatat vendase që vendosën se kushdo që hyn në drejtësi duhet të jetë I virtytshëm, ai fitoi në Strasburg. Megjithëse gjykata europiane urdhëroi Shqipërinë që të rihapë procesin sepse autoritetet kishin shpërfillur moshën e kërkuesit I cili duhet të ishte respektuar sipas parimeve të riintegrimit, vendimi nuk është bërë ende I zbatueshëm. Shiqiri Manjani I është drejtuar gjykatës kushtetuese më kërkesën që të detyrojë KLP të zbatojë vendimin e Strasburgut dhe ta lejojë të përgatitet për prokuror në vitin akademik 2026-2027.