Rikthimi i Komunave në Hartën Territoriale shihet me skepticizëm nga ekspertët e fushës, të cilët nuk besojnë në sinqeritetin e propozimeve të Partisë Demokratike. “Kam dyshim se propozimi ka në sfond kalkulimet ekektorale , nuk ka në realitet qëllimin për shërbimin për përmirësimin e shërbimeve. Në vend të sfidosh një Bashki të madhe , kalkulimet lokale elektorale , janë të tilla që mund të mos fitoj Bashkinë e Tiranës, por le të kem unë 5 bastione të mia”, tha urbanisti Flamur Kuçi.